Në Irlandë mbahet sot referendumi për ligjet e abortit. Votimi do të vendosë nëse do të shfuqizohet një pjesë e Kushtetutës, e njohur si Amendamenti i Tetë, e cila ndalon përfundimin e shtatzënisë.


Aktualisht, aborti lejohet vetëm kur jeta e një gruaje është në rrezik, por jo në raste të përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit.


Votimet u hapën në orën 7:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 22:00.


Amendamenti i Tetë është përfshirë në Kushtetutë pas një referendumi në vitin 1983 dhe ai e njeh “të drejtën për jetë të të palindurit”.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)