Një vazjë adoleshente, nga Shqipëria, është zhdukur në rrethana misterioze në Irlandë. Ajo është Olta Dodaj, 17-vjeçe, dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.


Familjarët e saj njoftuan policinë për zhdukjen e vajzës së tyre, pasi ajo nuk kishte shkuar në shtëpi.


Mediat vendase kanë shkruar se adoleshentja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.


Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí, ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë, duke publikuar edhe fotografinë e saj.


Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.


15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)