BERLIN- Katër gra, nga të cilat edhe presidentja, aktorja italo-amerikane Isabella Rossellini, dhe tre meshkuj, ndër të cilët iraniani Jafar Panahi janë anëtarët e jurisë për edicionin e 61-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, nga data 10-20 shkurt.

Presidente: Isabella Rossellini, aktore italo-amerikane. Vajza e regjisorit italian Roberto Rossellini dhe aktores suedeze Ingrid Bergman ajo ka luajtur në mbi 40 filma. Ish-modele, kryesisht për "Lancôme" ku ishte ikona kryesore në periudhën 1983-1995, ajo debutoi në kinema si aktore në filmin "Blue Velvet" të amerikanit David Lynch në vitin 1986.
Jafar Panahi, kineast iranian. I dënuar me burg për kritika ndaj regjimit të Teheranit ai është aktualisht në liri me kusht në Iran, dhe pritet të mos jetë i pranishëm në Berlinale. I njohur për kritikat pikante sociale, ai është një nga kineastët e "erës së re" iraniane nga më të njohurit jashtë vendit. Ai ka fitur "Luanin e Artë" në festivalin e Venecias në vitin 2000 për filmin "Rrethi" dhe "Ariun e Argjendtë" në Berlinale në vitin 2006 për "Jashtë loje" si dhe u nominua dy herë për çmime në Kanë.

Jan Chapman, producente australiane. Ajo arriti famë ndërkombëtare me filmin "Pianoja", fitues i tre çmimeve Oscar në vitin 1993, realizuar nga neozelandezja Jane Campion.
Nina Hoss, aktore gjermane. Pasi debutoi në teatër në vitin 1989, ajo fiton suksesin e parë në vitin 1996 me rolin kryesor në "A Girl called Rosemarie", version i ri i një filmi të suksesshëm në vitet 1950. Ka fituar "Ariun e Argjendtë" si aktorja më e mirë në "Yella" në Berlinalen e vitit 2007.
Aamir Khanla, superstar i Bollyëood-it. Aktor, regjisor dhe producent indian, ai nis karrierën në vitin 1988 me "Qayamat Se Qayamat Tak", ripunim i "Romeo dhe Zhuljeta", që shënon rikthimin e filmave romantikë në kinemanë hindu. 

Guy Maddin, regjisor kanadez. Me "Tales from the Gimli Hospital", film surealist bardhë e zi në vitin 1988, ky ish-roje banke dhe bojaxhi, fiton famë. Që nga ajo kohë, ai mban autorësinë e nëntë filmave si dhe shumë të tjerëve me metrazh të shkurtër.
Sandy Powell, kostumiere britanike. Tepër e njohur për skenën dhe kinemanë, ajo ka fituar tre çmime Oscar për "Shakespeare in love" të regjisorit britanik John Madden në vitin 1999, "Aviator" të amerikanit Martin Scorsese në 2005 dhe "Victoria: Vitet e rinisë të një mbretëreshe" të kanadezit Jean-Marc Vallée, në 2009.

Edicioni i 61-të i Berlinale-s, takim i rëndësishëm i kinemasë në Europë që nis të enjten, prezanton një përzgjedhje të reduktuar prej 16 filmash në garë për Ariun e Artë që do të jepet më 19 shkurt.

Ndër filmat e përzgjedhur, 13 janë prezantuar si premiera botërore:

- "A Torinoi Lo" (Kali i Torinos) i Bela Tarr (Hungari/Francë/Gjermani/Zvicër/SHBA)

- "El premio" (Çmimi) i Paula Markovitch (Meksikë/Francë/Poloni/Gjermani)
- "Jodaeiye Nader az Simin" (Nader dhe Simin, një Ndarje) i Asghar Farhadi (Iran)
- "Përrallat e natës" i Michel Ocelot (Francë)
- "Margin Call" i J.C. Chandor (SHBA)
- "Saranghanda, Saranghaji Anneunda" (Eja shi, eja shkëlqim) i Lee Yoon-ki (Kore e Jugut)
- "Schlafkrankheit" (Sëmundja e Gjumit) i Ulrich Koehler (Gjermani/Francë/Holandë)

- "The Forgiveness Of Blood" (Falja e gjakut) i Joshua Marston (SHBA/ Shqipëri/ Danimarkë/ Itali)
- "Un Mundo Misterioso" (Një botë misterioze) i Rodrigo Moreno (Argjentinë/ Gjermani/ Uruguai).
- "V Subbotu" (E shtunë e pafajshme) i Alexander Mindadze (Rusi/ Gjermani/ Ukrainë)
- "Bizim Buyuk Caresizligimiz" (Dëshpërimi ynë më i madh) i Seyfi Teoman (Turqi/ Gjermani/ Holandë)
- "Coriolan" i Ralph Fiennes (Angli)
- "Odem" i Jonathan Sagall (Izrael/Angli)
- "The Future" (E ardhmja) e Miranda July (Gjermani/ SHBA)
- "Ëer ëenn nicht ëir" (Kush tjetër përveç nesh) i Andres Veiel (Gjermani)
- "Yelling To The Sky" (Të kapesh me qiellin) i Victoria Mahoney (SHBA) 

(e.n/ata/BalkanWeb)