Ish - ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të organizonte një ceremoni për dorëzimin e detyrës, por për shkak të udhëtimit drejt Brukselit të ministres Klajda Gjosha, i ka lënë një letër krahas dosjeve të punës. Në 6 pika përmblidhet ecuria e procesit të integimit të Shqipërisë, dhe rithekson se në 8 vite është garantuar që procesi i integrimit të mos ketë kthim mbrapa. Duke iu drejtuar në mënyrë miqësore pasardhëses në detyrë me pak fjalë Bregu i bën me dije natyrën e punës që ka marrë përsipër të kryejë: Do të kesh ditë të vështira e ditë të mira, por jam e bindur se secila prej tyre do t’ia vlejë nëse shkurton kohën drejt përmbushjes se ëndrrës së parë demokratike të shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”