03-11-2010 / Gazeta 55

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama solli dje si argument per te mos e shembur ish-muzeun e diktatorit Enver Hoxha historine e parlamentit gjerman Rajshtagut.
Eumlshte i vertete fakti se parlamenti i ri gjerman u ndertua mbi Rajshtagun. Por Rajshtagu nuk ishte simbol i nazizmit sic ishte piramida simbol i diktatorit Hoxha. Rajshtagu u ideua ne vitin 1872 kur Adolf Hitleri nuk kishte lindur ende. Ai u lind 17 me vone. Ndertesa u projektua si parlament i Perandorise se atehershme gjermane. Skishte asnje lidhje me nazizmin qe do te shperthente ne Gjermanine e viteve 20-t. Ndaj mes kesaj ndertese dhe ishndashpiramides nuk mund te hiqen paralele. Piramida u ndertua si simbolndashhomazh per jeten dhe vepren e diktatorit Enver Hoxha. U perurua madje ne nje dite historike ne vigjilje te 80 vjetorit te diktatorit komunist te Shqiperise.
Vete shtypi i kohes gazeta Zeri i Popullit shkruante nje dite pas inaugurimit se kjo veper iu dedikua teresisht figures se Enver Hoxhes. Ideatori i saj Klement Kolaneci thote ne numrin e atehershem te Zerit te Popullit se konceptimi me nje yll te madh ne qender ishte ylli i Enver Hoxhes kur ai vdiq.
Ndryshe ka ndodhur me Rajshtag-un nje ndertese e cila qe ne zanafille i dedikohej popullit gjerman. Per te perforcuar kete ne vitin 1916 ne fasaden kryesore te godines u shkruan fjalet Dem Deutschen Volke- Per Popullin Gjerman mbishkrim qe edhe pse u kundershtua me force nga Vilhemi i II-te vazhdon te qendroje edhe sot si nje simbol i demokracise.
Edhe pse Edi Rama e lidhi ndertesen simbol te Gjermanise me Hitlerin faktet historike tregojne se kane qene pikerisht Nazistet te cilet ne vitin 1933 i vune zjarrin kesaj ndertese per te penguar pezullimin e disa te drejtave te fituara ne vitin 1919. E nese Rajshtag-u mbi te cilin sot ngrihet Bundestagu ngre lart historine dhe kulturen e Gjermanise Piramida e diktatorit ne cdo detaj te saj ruan historine e Enver Hoxhes sepse mbi kete koncept u ndertua.

...