Ish-deputeti Përparim Spahiu ka bërë një analizë të gjendjes së ekonomisë shqiptare, duke arritur në përfundimin se Rilindja i ka katandisur financat e vendit në një pozitë që është më e rëndë se ajo e vitit 97.


Nëse në vitin 1997 firmat piramidale shkatërruan direkt ekonomitë e mijërave shqiptarëve, sot këtë “mision” po e bën më së miri Rilindja. Të ardhurat buxhetore shfaqën përkeqësim të theksuar në Janar ku arkëtimet totale ranë me 2.4%. Kjo rënie është shkaktuar nga doganat. Të ardhurat nga TVSH dhe akciza kanë rënë ndjeshëm me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare doganat grumbulluan gjatë muajit janar 10.4 miliardë lekë ose 958 milionë lekë (7.6 mln euro) më pak, se një vit më parë. Të ardhurat nga akciza po ashtu ranë me 144 milionë lekë në raportin me Janarin 2018, analizon ish-ligjvënësi i LSI.


Sipas tij, rënie kanë shënuar dhe të ardhurat nga taksa doganore dhe të ardhurat e tjera doganore, ndërsa po zbehen  ritmet e rritjes në të ardhurat nga sigurimet shoqërore.


Duke parë gjendjen katastrofike të ekonomisë, Spahiu shtron disa pyetje që bien si kambana alarmi mbi qeverinë.


-Si ka mundësi që rritet punësimi dhe përkeqësohen të ardhurat e sigurimeve shoqërore???


-Si ka mundësi të kesh rritje ekonomike kur 500 mijë shqiptarë largohen nga vendi???


-Si do të paguhen 1 miliard euro angazhim me PPP-të kur çdo vit zvogëlohen të ardhurat dhe rritet korrupsioni???


-Si do të paguash pagat e mijërave policëve kur dhe hashash premton që nuk do të mbillet më???


Shpresoj që Ministrja e Financave të përgjigjet, jo vetëm neve, por dhe Opozitës së Re në Parlamemt.!!! P.S. Borxh nuk marrim dot pasi kemi thënë që do ta ulim!, shprehet ish-deputeti.