Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare në Ora News, thotë se është fat i madh i Partisë Socialiste që Partia Demokratike është në çadër. Elisa Spiropali deklaron se PD-ja do të donte që të përballej me opozitën në zgjedhje.


Pjesë nga diskutimet:


Hoxha: Është fat i madh i juaji që ata rrinë në çadër. Nëse PD do të ishte përgatitur për tu futur në zgjedhje, unë besoj se Edi Rama nuk do të ishte i gjashti në listë. Është fat i madh i juaji. Po flet për një shportë të madhe arritjesh. Keni rritur indeksin e korrupsionit. Në funksion të korrupsionit, qeverisja juaj ka sajuar formulat PPP. Mos ta paraqesim tani shportë të madhe. Fat i madh i juaji është gjendja ku e ka katandisur Partinë Demokratike lidershipi.


Spiropali: Ne do të donim që PD të ishte në zgjedhje dhe të përballej me ne. Z.Basha nuk preferoi të ulej as në një tryezë.


Hoxha: Këto janë barcaleta të Edi Ramës.


Krasniqi: Ju nuk keni qenë në tryezë.


/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter