Oerd-Bylykbashi_3Që nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë anti-kushtetuese.


Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.


Teksa citon nene të kushtetutës, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive.


Reagimi i plotë:


Rimerrni te drejtat tuaja! Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.


Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, e ne vazhdim eshte antikushtetues.


Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.


Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.


Qytetare, refuzoni qe “distancimi social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!


auto_neni1741590352597