Ish-deputeti rus Denis Voronenkov u qëlluar për vdekje para ndërtesës së Palace Hotel, në Kiev të Ukrainës.


Ngjarja ndodhi sot në mesditë, ndërsa një truproje shkëmbeu zjarr me sulmuesit, ndërsa dy persona u plagosën gjithashtu. Më 21 shkurt, ai i tha radio Evropa e Lirë se nuk ishte i shqetësuar për sigurinë e tij pasi autoritetet në Ukrainë kishin përmirësuar masat e tyre, por sot ai qëllohet për vdekje në qendër të kryeqytetit të vendit.


Voronenkov njihej si kritikë i ashpër i presidenti rus Vladimir Putin dhe kjo ishte arsyeja që ai ishte arratisur në Ukrainë.


Ish-deputeti i qëllua tri herë, duke humbur jetën në vend. Dy prej plumbave e goditën atë në kohë, ndërsa i treti në pjesën e qafës. Vrasësi që mbeti i plagosur fillimisht, vdiq gjithashtu pak momente më vonë në spital.


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko vuri gishtin menjëherë tek autoritetet ruse, duke e konsideruar vrasjen si akt terrorizmi shtetëror.


Ish-deputeti, 45 vjeçar, ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Rusisë. Gruaja e tij, këngëtarja e operas Maria Maksakova, ishte deputete e partisë pro-Kremlinit, Rusia e Bashkuar. Ajo thuhet se iku në Ukrainë me burrin e saj pesë muaj më parë.


Voronenkov me sa duket ishte duke u përgatitur për të dhënë dëshmi në rastin kundër ish-presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili iku në Rusi pas revolucionit Maidan në vitin 2014.


Si pasojë e kryengritjes, Rusia aneksoi Krimenë duke mbështetur forcat separatiste. Nga lufta kanë humbur jetën 10 mijë njerëz.  Pas iku në Kiev, Voronenkov pretendoi se ai kishte mbështetur aneksimin e Krimesë si deputet për shkak të presionit politik.


Zyrtarë të lartë ukrainas shpejt e cilësuan vrasjen si komplot të Kremlinit,dhe se ishte vrasja tipike e një dëshmitari.



/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter