Debati me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, i cili e akuzoi për pasuri të paligjshme, ka bërë që ish-deputeti i PS, njëherësh gazetari Alfred Peza të dalë nga vetja duke nxjerrë në shesh edhe të pathënat për kolegët e tij.


Peza, iu drejtua moderatorit të emisionit Opinion, Blendi Fevziu duke i thënë se ai zotëron një pasuri prej 10 milionë euro. Sipas ish-deputetit të Peqinit këto shifra ja ka treguar vetë Fevziu.


Por, ai nuk la pa zbuluar as pasurinë e gazetarit Armand Shkullaku, për të cilin tha se zotëron një vilë që kushton 1 milionë euro.


DEBATI:


Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë euro pasuri dhe askush nuk i thotë gjë.


Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa Po ku i kam unë?!


Alfred Peza: Po, po vetë më ke thënë. Nuk e di ku i ke!


Alfred Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro te fshatrat turistikë dhe nuk i thotë gjë njeri


Armand Shkullaku: Jo, jo 1 milion e 200 mijë euro


Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë