Vijojnë përplasjet mes presidentit Donald Trump dhe ish-drejtorit të FBI-së James Comey.  Së fundmi Comey ka deklaruar se Trump është një njeri moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.


Comey ka dhënë intervistën e tij të parë televizive pasi u shkarkua nga Presidenti Trump vitin e kaluar. Për ABC News në SHBA, ai tha se Trump ka penguar vazhdimisht drejtësinë.


Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president.


Presidenti ynë duhet të përfaqësojë respektin dhe ti përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, gjë që është më e rëndësishmja për të vërtetën. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë, tha Comey.


16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)