TIRANE- Ish i përndjekuri politik Gjergj Ndreca është shoqëruar sërish sot në polici nga forcat e Komisariatit Nr.1 në Tiranë. Mësohet se bashkë me të janë shoqëruar edhe 4 ish të përnjekur politikë. Ende nuk ka te dhena lidhur me arsyet e shoqerimit te tij. Sot Kuvendi i Shiqperise eshte mbeldhur ne seance plenare, dhe nuk dihet ende nese Ndreca eshte perplasur me ndonje deputet, a minister.
Gjergj Ndreca është arrestuar disa herë nga forcat e policisë, që prej incidentit me deputetin Ilir Rusmali. Ky i fundit është goditur nga Ndreca. Një grup ish të përndjekurish politik kanë deklaruar se do të godisnin ministrat para selisë së Parlamentit, si protestë për vonesat në marrjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut.
Disa ditë më parë, i përndjekuri politik Gjergj Ndreca dha një intervistë ekskluzive në gazetën Panorama, ku paralajmëroi se do të sulmojë edhe ministra apo deputetë të tjerë. Duke iu referuar çështjes së të përndjekurve politikë, një problem ende i pazgjidhur në vend, Ndreca paralajmëroi sulme të tjera. Kjo intervistë u bë shkak për shoqërimin e tij në polici.