Pronaret pergatitin nje tjeter padi per ne Gjykaten Kushtetuese, kunder politikave per proceduren e kthimit dhe kompensimit te pronave. Shoqata Pronesi me Drejtesi, do te depozitoje kete jave ne Kushtetuese, padine per shfuqizimin e afateve te vendosura nga qeveria, per dorezimin e dokumentacioneve te prones. Nenkryetari i shoqates, Ahmet Sulstarova tha dje per gazeten, se padia eshte gati, pasi pronaret nuk mund te diskriminohen deri ne kete pike, sa t'u hiqet e drejta e pronesise per dorezim dokumentacioni. "Afatet e caktuara nga qeveria jane shume te shkurtra dhe kerkesa per dorezim dokumentacioni nga ana e pronareve dhe pergatitja e tyre kerkon shume kohe. Afatet duhet te behen ne menyre qe procesi te ece perpara", u shpreh Sulstarova. Sipas tij, edhe nese percaktohet qe dorezimi i dokumentacionit, do te lihet deri ne qershor te vitit te ardhshem, kjo nuk mjafton. "Afatet te lihen ne baze te volumit te kerkeses e te pershpejtohen nese do te kete ecuri procesi, por jo kot", tha pronari. Ndaj padia e radhes, do te depozitohet ne Kushtetuese kete jave, ne menyre qe procedura te tilla, qe pronaret i cilesojne diskriminuese, te bien. Nga ana tjeter pronaret jane te zhgenjyer dhe nga fondi qe qeveria ka percaktuar per kompensimin financiar te tyre, ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, 5 miliarde leke. Fond qe sipas tyre eshte qesharak dhe nuk mund te permbushe angazhimet ligjore, qe demshperblimi i tyre te realizohet ne nje periudhe dhjete vjecare. "Serish problemi yne me keto ritme qe po shohim vit pas viti, do te kaloje nga nje qeveri ne tjetren pa marre zgjidhje", vijoi Sulstarova. Ai permendi dhe procedurat teper te ngadalta, me te cilat po operon Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne ndarjen e fondeve per pronaret brenda vitit. Duke shtuar kalvarin e zvarritjeve ne reformen e prones ne vend. Aktualisht ne Gjykaten Kushtetuese ndodhen dy padi per ceshtjen e pronave. Ne te njejten gjatesi vale ka qene dhe sekretari i shoqates, Agim Toro, teksa ka kontestuar fondin e akorduar nga ana e qeverise, per demshperblimin e ish-pronareve. Nderkohe qe eshte shprehur qe dhe deklarata e Berishes se do te jepen 10 per qind e fondit te privatizimit per ish-pronaret, eshte cilesuar demagogjike. Ankesa qe jane bere po nga pronaret kunder ligjit per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" si dhe ligjit "Per legalizimin e ndertimeve pa leje". Rozeta Rapushi





Si do te behet kompensimi


Brenda muajit dhjetor, pronaret qe kane aplikuar per demshperblim financiar per tokat e tyre ne Agjencine e Kthimit e Kompensimit te Pronave, do te perfitojne nga fondi prej 5 miliarde lekesh qe buxheti i shtetit ka percaktuar per kete vit. Ne 3 dhjetor, Agjencia nis shqyrtimin e dosjeve te aplikanteve, per te vijuar me pas me procedurat e shperndarjes se parave. Ashtu si ka ndodhur dhe ne vitet e kaluara, pronareve u eshte dashur qe te presin fundin e vitit per te pare nese do te fitojne apo jo pjese nga torta 5 miliardesh. Fond qe nuk kenaq aspak pronaret, pasi vetem nje pjese shume e vogel e tyre mund te gezojne realisht festat e fund vitit. Nga eksperiencat e shkuara vetem 200 pronare kane mundur te kompensohen nga fondi vjetor i qeverise. Nderkohe qe pjesa tjeter do te jete gjithnje ne pritje te renies se shortit per te marre kompensimin per pronen e tyre.