Pak dite me pare shoqatat e ish-pronareve i kane kerkuar ndihmen e tyre deputetit te Partise Ligj dhe Drejtesi, Gilman Bakalli per te paraqitur nje amendament ne ligjin "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Ne pergjigje te kesaj kerkese dhe ne mbrojtje te kesaj kauze, deputeti i PLD-se, Gilman Bakalli paraqiti ne Kuvend mendimin, i cili kerkon shtyrjen edhe per pese vite te tjera, te afatit te dorezimit te dosjeve per ish-pronaret, te cilet kerkojne kthimin dhe kompensimin e pronave te tyre. Keshtu sipas amendimit te paraqitur ne Kuvend, kerkohet qe afati i skaduar per plotesimin e dosjeve nga ish pronaret te shtyhet deri ne 31 dhjetor te vitit 2014. Ne nje prononcim per "Koha Jone", deputeti, njekohesisht sekretari i Pergjithshem i PLD-se, Bakalli deklaroi se pronaret i kishin besuar kete detyre te rendesishme, per faktin se ata kishin humbur besimin te partite e tjera. Por ky amendim duket se nuk mbeshtet nga Partia Republikane, e cila ka qene gjithmone parti qe ne qeveri ka iniciuar amendime per ceshtjen e pronave. Nga ana tjeter sipas Bakallit, nese ky amedim nuk pranohet atehere me te drejte ish-pronaret do te kene mendimin se qeveria, nuk eshte e interesuar per problemet e tyre.