Meksika ka konfirmuar sot se ka gjetur trajnerin e ardhshëm të kombëtares së futbollit dhe ai do të jetë argjentinasi Gerardo Martinez, i njohur ndryshe si Tata Martinez.


Ky i fundit është bërë i njohur pasi është ulur më herët në stolin e Barcelonës, por ka drejtuar edhe kombëtaren argjentinase në periudhën 2014-2016.


Së fundi Tata Martinez ka pasur një eksperiencë në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar skuadrën e Atlanta United. Zyrtarizimi i tij në stolin e Meksikë,s pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.


16 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)