Menoti kritikon Argjentinen: Lojtaret vrapojne, por nuk luajne futboll


Cezar Menoti leshoi kritika ndaj Lionel Mesit, duke thene se ylli i Barcelones eshte i zoti vetem per te luajtur me klubin e tij, por jo me ekipin kombetar. Trajneri veteran, qe udhehoqi argjentinasit ne triumfin e boterori te vitit 1978 mendon se sulmuesi eshte i paparashikueshem, per shkak te rolit te ndryshem qe mban te klubi dhe ne kombetaren argjentinase. Pavaresisht ndihmes qe i dha Argjentines per t'i dhene nje fitore te veshtire ne fundjave me Perune, Mesi ishte serish nen performancen e duhur. "Argjentina nuk ka ende nje ekip qe funksion mire. Lojtaret nuk kane pasur kohen e duhur qe te luajne bashkerisht dhe te luajne si nje ekip i vetem," - thekson Menoti. "Po te shohesh, eshte krejt e ndryshme menyra e lojes se Mesit, me Barcelonen dhe me ekipin kombetar. Ai kur filloi karrieren me klubin e Barcelones, fillimisht qendroi ne stol pastaj nisi te luaje pak minuta derisa fitoi vendin ne formacionin baze. Mesi nuk eshte i arsyeshem se strategjia e Barcelones eshte gje tjeter. Mesi kur vjen qe te luaje me Argjentinen, nuk duhet qe te zbatoje te njejte strategji si me klubin e tij, te krijoje raste dhe te shenoje gola, pra te beje gjithcka. Ekipi vrapon shume ne fushe, ngaqe luan keq. Por kemi te bejme me nje skuader futbolli, jo me nje klub maratonomakesh", - thekson ish-trajneri i shquar i Argjentines. Sipas Menotit, Mesi vrapon tek Argjentina dhe luan futboll me Barcelonen. Skuadra e Argjentines sipas tij, ende nuk ka arritur ne nivelin qe duhet.





Zona e Amerikes se Jugut


(Ndeshjet e sotme)


17:00 Peru - Bolivi


18:00 Brazil - Venezuele


19:00 Paraguai - Kolombi


20:00 Kili - Ekuador


20:00 Uruguai - Argjentine