Ish zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve, Jeffrey D. Gordon, thotë se autoritetet e këtij vendi duhet që urgjentisht t'ia dorëzojnë Turqisë Fetullah Gylenin në mënyrë që rasti i tij të procedohet në Ankara.
Në një kolumne të shkruar të cilën e ka publikuar gazeta amerikane “The Hill“ Gordon ka theksuar se pas sulmeve të shtatorit të vitit 2001 në SHBA është e vështirë rivendosja e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk kemi nevojë për ndihmë nga persona ose organizata të cilat duke shfrytëzuar fenë përpiqen të ngritin lëvizjet e tyre. Struktura paralele e cila drejtohet nga Gylen mbulon veprimin e saj kriminel duke keqpërdorur fenë. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi duhet patur parasysh dhe ti dëbojë”, tha Gordon.