Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrest ndaj këtij shtetasi për veprat penale Vrasje e mbetur në tentativë.


Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.


21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)