Klerikët e lartë të Pakistanit dhe Afganistanit kanë rënë dakord për mbajtjen e një konference për paqe, më 10 mars.


Kleriku i Pakistanit, Abu Huraira Mahiuddin, ka thënë se rreth 500 studiues fetarë nga të dyja vendet do të marrin pjesë në konferencën që do të zhvillohet në Kabul.


Ai ka thënë se qëllim i kësaj ngjarjeje është të eksplorohen mënyrat për promovimin e paqes dhe të sigurisë në Afganistan dhe në pjesën tjetër të botës islamike.


Planet për mbajtjen e një konference të tillë, Kabuli dhe Islamabadi i kanë bërë publike qysh në nëntor të vitit të kaluar.


Klerikët e të dyja vendeve pritet të dënojnë sulmet vetëvrasëse me bomba dhe çdo formë tjetër të dhunës ekstreme./Indeksonline/