"Ne e ftojme kryeministrin te mos harroje detyren e garantit te zgjedhjeve, nderkohe qe me sa duket, ka marre persiper te beje edhe zedhenesin, pas deklaratave "kodra pas bregut" te selise blu". Kjo ka qene deklarata e sekretarit socialist per ceshtjet ligjore, Kastriot Islami, teksa eshte pergjigjur ne lidhje me incidentin e ndodhur me kandidatin per deputet, Saimir Tahiri. "Meqe ne rolin e zedhenesit, kundershtoi zedhenesen e vete, tani si kryeminister duhet te urdheroje Ministrin e Brendshem qe t'i ktheje stilolapsin e grabitur Sajmir Tahirit", eshte shprehur Islami. Nderkohe ka perseritur apelin qe qytetaret te votojne ne kete dite historike, duke qene te sigurt se vota e tyre sot, eshte e mbrojtur dhe se cdo tentative per manipulim eshte nen vezhgim te imet ne te gjithe territorin e Shqiperise. Nderkohe, Islami, kerkoi dje distancimin e ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, nga incidenti me Saimir Tahirin. Ai deklaroi se fatkeqesisht ne Kombinat, shoqeruesi i Bujar Nishanit, bashke me nje punonjes te SHKB-se me arme, kane ndaluar dhe goditur Saimir Tahirin, sepse mbante mjete moderne per te filmuar manipulimin. "Nuk e kuptoj pse ka frike Bujar Nishani, pse kane frike njerezit rreth tij, pse kane frike ata nga transparenca? Te jene te sigurt qe nuk do t'i shpetojne syve tone, sepse vec medias ka edhe menyra te tjera, me satelit, me Skype dhe me mjete te tjera", deklaroi Islami. Sipas tij, nuk e pengon ligji asnje lloj mjeti per te vezhguar manipulimet. "I kerkojme Bujar Nishanit urgjentisht, te distancohet nga ky fakt", drejtoi thirrjen zyrtari socialist.


THIRRJA


"I bej thirrje kryetarit te KQZ te mos merret me pajisjet, me llamben fosforeshente per te vezhguar pasaportat fallso dhe kartat e identitetit fallso. S'do lejohet te votoje asnje me karte identiteti fallso, apo me pasaporte fallso, sepse i eshte kerkuar me shkrese kryetarit Ristani dhe ai ka heshtur", apeloi Islami.