Partia Socialiste perserit propozimin per te hequr ate qe ajo e quan takse te votes, por kete here vendos afat, brenda kesaj jave.

Socialistet mendojne se duke shperfillur kete kerkese te opozites, kryeministri po merr pergjegjesine e rende te deshtimit te zgjedhjeve. Arsyeja e kesaj kerkese sipas selise roze lidhet me varferine e shume votuesve dhe pamundesine per ta perballuar kete takes.

“Kujtoj se ky akt duhet te hyje ne fuqi jo me vone se fundi i kesaj jave, sepse pranimi i heqjes se kesaj takse kur nuk do te kishte me kohe fizike per te kryer aplikimet do te ishte veprimi hileqar i radhes per te mashtruar kryesisht partneret nderkombetare dhe arritur te njejtin synim, por kete radhe duke perdorur mungesen e kohes”, u shpreh socialisti Kastriot Islami.

Zyrtari i selise roze shkon me tej ne argumentat e tij politik kur tha se qeveria kerkon te transformoje fitoren e kundershtarit ne fitore te saj.

“PSSH nuk do te lejoje deshtimin e zgjedhjeve dhe as ndryshimin e fitores se saj. PD e frikesuar nga humbja kerkon te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve, permes pengimit te votuesve te marrin pjese ne zgjedhje dhe pajisjes selektive te militanteve te saj me karta identiteti, sepse ajo eshte e ndergjegjshme per humbjen e cila eshte e pashmangshme nese te gjithe kane mundesi te votojne”, u shpreh Islami.

Zgjidhja e fundit e Keshillit te Ministrave sipas zotit Islami nuk eshte funksionale nuk e zgjidh por e komplikon me tej procesin e pasjisjes se shtetasve me karta identiteti.