islamiKandidati i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, në një intervistë për Panoramën, thotë se Edi Rama tenton të kopjojë Berishën, por nuk ia del.


Rama tenton të kopjojë Berishën, por e ka të pamundur për shkak të kompleksit të inferioritetit dhe rezulton një kopje e shëmtuar e qesharake. Nëse Berisha ka autoritet kulturor, profesional e gjithçka deri autoritet politik në PD dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar një ekip në respekt të vlerave e të meritave, Rama është një autoritar i paaftë, anakronik e klientelist, inkoherent e violent që urren hierarkinë e vlerave, refuzon rregullat dhe nuk respekton institucionet, thotë Islami.


Ai shprehet se Rama e Meta nuk dalin bashkë në fushatë, për shkak se Meta nuk dëshiron të marrë përsipër dështimin për të lënë hapur një dritare për të ardhmen politike të forcës së tij politike, që me shumë gjasa do të orientohet drejt integrimit pas 24 qershorit.


Islami thotë se koalicioni i djathtë ka 71 mandate të sigurta, kurse koalicioni i majtë 69.


Në intervistë, Islami thotë se ambicia e tij finale është që të jetë eurodeputet.


Ai garanton demokratët se katër vitet në vazhdim, mandati i tij do jetë vetëm për Partinë Demokratike./ep