Deputeti i PS-së Kastriot Islami theksoi në takim që Lëvizja për demokratizimin e PS zhvilloi me bazën në Durrës se PS-ja është në krizë të rëndë identiteti dhe se socialistët nuk shohim më në të të ardhmen e tyre.

"Nuk jemi këtu për ti bërë karshillëk zgjedhjeve për kreun e PS-së, apo të promovojmë lëvizjen ndryshe sepse ne e kemi dhënë mendimin ndryshe u shpreh Islami duke shtuar se të 5 -të deputetët kanë bindje të qarta dhe janë të shqetësuar për fatin e Partisë Socialiste.

"Teza e 18 politkë e vjetër e sajuar do të thoshte se PS-ja nuk kishte më datëlindje por vetëm datën e vdekjes theksoi Islami. Gjithashtu Islami theksoi se PS-së i është dëmtuar rëndë identiteti, alternative dhe programi duke shtuar se nëse PS-ja vazhdon në këtë rrugë nuk do të dalë nga sipalja e humbjeve.