Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami deklaron se Partia Socialiste duhet te ridimensionoje marredheniet e saj me aleatet dhe figurat qe kane dhene kontribut brenda se majtes. Ne nje interviste dhene per “ABC News”, Islami shprehet se per te pasur sukses ne zgjedhje, PS-ja duhet te bashkepunoje me Levizjen Socialiste per Integrim. Ndersa ne planin e brendshem thekson se afrimi i figurave me kontribute historike ne PS do te ishte nje zhvillim i shumepritur. “Duhet te kete nje reflektim i brendshem per te bashkuar gjithe faktoret e rendesishem brenda PS; ketu une prape kam guximin te them ate qe koleget e mije nuk e thone dhe nuk e thane as ne ditelindjen e partise. Ketu tentohet te anashkalohet themeluesi i PS. Dhe kur permend emrin Nano nuk do te thote qe “ja e nxori koken qe punon per z. Nano”. Por z. Nano eshte nje nga figurat qe ka kontribuar per PS-ne dhe mund te kontribuoje per PS-ne”, tha Islami. Deputeti socialist ka theksuar pervec Nanos, selia roze mund te afroje edhe figura te tjera si; Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Musa Ulqini, etj. Nderkohe qe per nje sukses elektoral te PS, Islami mendon se vetem nje bashkepunim PS-LSI mund te sjelle te majten ne pushtet. “Fakti eshte LSI-ja nuk arriti dot te rrudhet, te zvogelohet, apo eliminohet sic e mendonte PS-ja. Ky eshte nje leksion tjeter per Partine Socialiste, ajo duhet te mendoj per bashkimin dhe nuk duhet te mendoje per eliminimin e LSI-se. Sepse nuk e arrin dot, u bene tre here”, tha Islami. Nga ana tjeter, Islami sheh probleme mes koalicionit te majte aktual per zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, Rama do te perplaset me aleatet per shkak te vendeve qe do i kerkojne ne listat e PS-se kreret e partive. “Kam pershtypjen se me aleatet do te fillojne problemet shume shpejt, sepse do nisin pergatitjet per zgjedhjet e pergjithshme. Aleatet, ose do i kerkojne PS-se te jene ne listen e saj, pra te mbyllin partite e tyre, pra nuk do te kete me shume vagone ne koalicion. Ne vend te nje treni me shume vagone do te kemi vetem nje lokomotive kryetaresh, pasi ata duan garanci per te qene deputete. Ose e dyta, aleatet do t’i kerkojne Rames ndryshimin e sistemit”, tha Islami.