Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami deklaron se me drejtimin e selise roze nga Rama, kjo force politike rrezikon te jete ne opozite per 12 vite. Duke shprehur dyshime per menyren e organizimit te opozites ne perballjen elektorale te vitit 2013, Islami shton se Rama nuk e motivuar opoziten dhe e ka percare te majten. “Rama nuk e bashkon do te majten. Rama eshte i paafte per te grumbulluar votat, eshte i paafte per te mbrojtur votat. Socialistet duhet te dine dicka, edhe nese Rama fitonte, pushtetin nuk do t’a ndante me socialistet. Ai eshte drejtuesi i radhes i PS-se dhe nuk eshte bere dot lider. PS-ja me Ramen po shkon dy mandate ne opozite dhe kam frike se do te rrije dhe 12 vite pa fituar zgjedhjet. Ai eshte nje lider qe prishur kodin gjenetik te Partise Socialiste”, tha dje Islami ne nje interviste per NTV. Nga ana tjeter, Islami i eshte pergjigjur kreut te PS-se dhe per deklaratat qe ka bere per ate dhe deputetin Andis Harasani, ne lidhje me “vetelargimin” dhe “vulen”. Islami ka shtuar se ai qe ka humbur vulen dhe celesat eshte kreu i PS-se dhe se po e perjeton keq humbjen e Bashkise se Tiranes. “Vulehumburit nuk jemi une dhe Andisi (Harasani). Eshte Rama ai qe ka humbur vulen dhe celesat. Pasi lexova fjalen e Rames pyeta nje mikun tim psikolog per kete ceshtjen e vules. Ishte ato dite qe kish humbur Bashkine dhe me tha, se me mendjen e Rames keto dite jane vetem fjalet vule dhe celesa”, tha Islami. Humbjen e Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore, Islami e lidh me radikalizmin e gjithe politikes se saj gjate viteve te fundit. Ai shprehet se e njejta gje ka ndodhur dhe me Partine Demokratike gjate kohes qe ishte ne opozite dhe kishte qendrime radikale. “Jam duke bere nje vezhgim per zgjedhjet qe nga 1997. Ka nje impakt ne rezultatet e partive politike nga sjelljet radiale. Sa here ka sjellje te tilla ka rrudhje elektorale”, tha dje Islami. Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit, Islami thekson dhe nje here se mangesite e Partise Socialiste lidhen me menyren e ndertimit te koalicionit. Ai u shpreh se pesha elektorale e Levizjes Socialiste per Integrim duhet te kishte bere qe lideri i opozites te mendonte me shume zgjerimin e koalicionit. Deputeti i Partise Socialiste ndalet dhe ne vleresimin teresor te zgjedhjeve. Ai shprehet se me gjithe mangesite tradicionale te zgjedhjeve, risia e 8 majit ka te beje me faktin se nuk ka ankesa nga Partia Socialiste per zgjedhjet ne gjithe vendin. Sipas tij, pervec Tiranes Partia Socialiste nuk ka paraqitur asnje ankese per zgjedhjet ne komunat apo qytetet e tjera, gje qe tregon dhe standardet e zgjedhjeve. “Ne gjithe Shqiperine PS nuk ka bere asnje lloj ankimi. As per keshillat as per njesite vendore dhe as per kreret e njesive. I vetmi ankimim qe PS ka bere ka qene Bashkia e Triane. Pra ne 99 per qind te rasteve PS ka pranuar zgjedhjet ne gjithe vendin”, tha Islami. Nga ana tjeter, Islami thekson se ne situaten aktuale, Partia Socialiste duhet te mendoje per zgjerimin e bazes se saj dhe te aleateve. Sipas tij, e majta e percare nuk do te arrije te kete sukses ne zgjedhjet e ardhshme. “Partia Socialiste nuk ka ate sukses qe duhet te kishte sepse e majta eshte e percare dhe mendoj se kjo eshte nje nga arsyet me te rendesishme qe ka PS dhe duhet te kete reflektim ne te ardhmen ne kete ceshtje”, tha Islami.





Koalicioni


“Partia Socialiste nuk ka ate sukses qe duhet te kishte sepse e majta eshte e percare dhe mendoj se kjo eshte nje nga arsyet me te rendesishme qe ka PS dhe duhet te kete reflektim ne te ardhmen ne kete ceshtje”, tha Islami.