Ambasadat amerikane në Sudan dhe Tunizi janë sulmuar gjatë ditës së sotme, në vazhdën e protestave në shumë vende të botës myslimane kundër filmit amerikan, i cili tall profetin Muhamed.


Tym i dendur i zi është raportuar të dalë nga ambasada amerikane në Tunis, ku raportohet se ka pasur të lënduar pas përleshjes së protestuesve me policinë.


Raportet flasin për disa protestues që kanë kapërcyer muret e jashtme të ambasadës amerikane në kryeqytetin sudanez Kartum.


Raportohet se policia ka vrarë të paktën një protestues.


Më herët, rreth 5 mijë protestues në Kartum mësynë ambasadat e Britanisë dhe Gjermanisë, të cilat u djegën dhe u dëmtuan rëndë.


Zyrtarët thonë se islamistët sulmuan dhe i vunë zjarrin një restoranti KFC në qytetin verior libanez të Tripolit.


Përleshje dhe demonstrata janë raportuar edhe në Jemen, Indi, Indonezi, Iran dhe Afganistan.