Deutsche Welle Veprat e Kadarese vazhdojne te perkthehen ne mbi 30 gjuhe te botes. Edhe ne gjermanisht shkrimtarika rrjeshtuar mbi dhjete romane disa poezi dhe ese. Romanet si Ura me tre harqe Pallati i endrrave Gjenerali i ushtrise se vdekur Prilli i thyer Spiritus Pasardhesi Darka e gabuar e tjere kane ardhur ne gjermanisht nga perkthyesi Joachim Rhm.


Per perkthimet e tij gazeta Die Welt ne vitin 2002 do te shkruante Vetem ne Gjermani .....Ismail Kadare ende nuk eshte bere i njohur sa duhet te jete. Tani kjo do te ndryshoje fale perpjekjeve te dy botuesve dhe nje perkthyesi Joachim Rhm puna e te cilit eshte aq bindese sa qe lexuesit gjermane per asnje moment nuk do te kene pershtypjen se ketu behet fjale per nje tekst te perkthyer.


Bildunterschrift Joachim Rhm


Perkthyesi Joachim Rhm Per Ismail Kadarene flet integriteti letrar i matshem i vepres se tij ne teresi pavaresisht nga fakti se nuk ka shume libra qe na percjellin veshtrime te qarta ne funksionimin e sistemeve totalitare si romani Kamarja e turpit apo Pallati i endrrave. Vec kesaj me librat e tij Kadareja ka krijuar ne diktaturen staliniste me te erret te Evropes Lindore para se gjithash per te rinjte hapesira te lira intelektuale. Bashkepunimi i Ismail Kadrese me skenen letrare gjermanishtfolese nuk ka kaluar fare pa probleme. Perpara ktheses politike ne Shqiperi ne fillim te viteve 90 kritika letrare e ketushme i brohoriste veprat e tij thuajse me te madhe si letersi te madhe e cila i linte menjeane rregullat e ngurta te realizmit socialist. Pastaj mendimi per Kadarene ndryshoi. Dhe thuajse te njejtet kritike te cilet sapo e kishin ngritur ate ne qiell e zhvendosin ate ne nje aferi te supozuar me regjimin stalinist gje qe shkon deri ne krijimin e cmendur te fjaleve Diktatura Hoxha-Kadare.


Si perkthyes une te Ismail Kadareja vleresoj aftesine e tij te disiplines tregimtare per krijimin e tendosjes dhe tensionit ne tregim artin e nderrimit te ritmit por para se gjithash gjuhen e cila eshte e thjeshte e qarte ne nje fare menyre transparente dhe e cila megjithate ka aftesine te intensifikohet per te prodhuar imazhe me fuqi dhe bukuri te jashtezakonshme.


Shkrimtari Agron Tufa Ne kete pervjetor te Kadarese do te vecoj tek vepra e tij mbi te gjitha emancipimin e vetedijes shqiptare dhe po ashtu mundesine qe i ka dhene lexuesit qe te perjetoje historine dhe problemet ekzistenciale me te cilat ndeshet shqiptari. Une do te vecoja ne menyre specifike aspektin e gjere te emancipimit te vetedijes shqiptare nepermjet leximit te veprave te Kadarese. Ismail Kadare si asnje shkrimtar tjeter pergjate shekullit 20 ka arritur ne menyre te gjithanshme tia servire ti krijoje nje letersi mjaft komode lexuesit shqiptare duke iabere te mundshme perjetimin e historise ne rradhe te pare ketij lexuesi problemet ekzistenciale me te cilat ndeshet shqiptari ne historine e tij individuale sociale ne kuptimin edhe me te gjere ideologjik.


Shkrimitari Kadare eshte bere shume i dashur sepse me te jane rritur breza te tere. Kontributi me kapital qe mund te jape nje shkrimtar shqiptar ne vitet e nje thatesire ideologjike ka qene pikerisht shpikja e nje gjuhe te ndryshme nga gjuha lineare nga gjuha totalitare e klishizuar nga gjuha e thate dhe zyrtare propogandistike e shtetit duke e konkuruar pikerisht kete lloj gjuhe me nje dimension krej tjeter qe eshte gjuha artistike. Mendoj se ka nje kontribut themelor kjo gjuhe ku vjen nje stad qe e pergatit njeriun ti kundervihet sistemit te projektoje nje kend alternativ te perjetimeve nje bote paralele i kundervihet me shume sukses botes se thate te perditshmerise komuniste. Gjuha e Kadarese edhe ne nje veper qe fletdrejtperdrejt per nje realitet konkret te perditshem ka mjaft valvula shkarkimi qe e thyen totalitetin e se perdishmes komuniste. Misioni me i madh qe mund te luaje nje shkrimtar eshte ti kundervihet gjuhes se shtetit me gjuhen artistike dhe kjo gjuhe artistike eshte e vetmja shpetuese e vlerave shpirterore e asaj nevoje qe e ka emergjente individualitetin ne krize. Dalja nga kriza gjithmone ne te gjitha epokat ne diktatura ka arritur te shpetohet vetem duke u kycur vetem ne nje rreth vlerash artistike duke u mbyllur vetem ne nje kulle te tile per ti shpetuar gjuhes se demagogeve te turmes dhe cdo ligjerimi demagogjik thote studjuesi Tufa.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari Ismail Kadare ne bisede me Mimoza Cika Kelmendin
Deutsche Welle Ne kete pervjetor Kadareja ka ardhur tek lexuesit shqiptar jo vetem ne Shqiperi por kudo ku flitet shqip ne Ballkan Evrope apo deri ne Amerike fale shtepise botuese Onufri. Kjo shtepi ka rreth 15 vjet qe e ka justifikuar pa dyshim privilegjin qe ka per botimin e krijimtarise se shkrimtarit tone te madh. Drejtori i kesaj shtepie Bujar Hudhri nuk e fsheh krenarine e ketij fati si botues i veprave te Kadarese pergjegjesine por edhe sfidat me te cilat ai perballet.


Bujar HudhriKa qene nje pergjegjesi e madhe pervecse nderim nje pergjegjesi e perhershme sepse duke qene se shkrimtari nje pjese te madhe te kohes e jeton ne Paris dhe lexuesi i tij ne Shqiperi po edhe ne vendet e tjera ku flitet shqip rendesia e botuesit ne kete rast merrte nje vlere te vecante. Dhe kjo ishte qe te ruhej sa me shume komunikimi i drejtperdrejte i shkrimtarit me lexuesit e tij. Te cilet ishin rritur me dekada me veprat e tij. Une jam i lumtur kur mendoj qe me shkrimtarin tone te madh kam botuar nga opusi i tij 70 tituj dhe ne fund kemi realizuar krejt vepren e tij kompletin e tij ne 20 vellime i cili quhet si nje botim testamentor sepse eshte tere krijimtaria e Kadarese nga fillimi deri tani. Sigurisht qe edhe sfidat jane te medha. Sfida eshte le te themi qe une me punen e botuesit te synosh qe te jesh i barabarte me shkrimtarin qe ti boton. Une e di qe kjo eshte nje lufte e pabarabarte qe une kurre nuk mund ta fitoj sepse kurre nuk mund te gjendet i barabarti si Kadare ne nivel botuesish. Pikerisht kjo lufte kjo sfide e perditshme ka pasur ka dhe do te kete nje rezultante per mua fatlume sepse me nxit dhe me ben cdo dite qe kurre te mos kenaqem me punen time. Keshtu qe une jam me fat qe e kam Kadarene dhe jo Kadareja mua.


Biseden e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi


Redaktoi Aida Cama