Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar teksa drejtonte një automjet, në të cilin ndodhej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.


Ngjarja ka ndodhur më 18 janar në Modena të Italisë, ndërsa mediat lokale bëjne me dije se poshtë tapicerisë së makinës gjendeshin 6.7 kg kokainë e pastër.


Sipas policisë italiane nëse lënda narkotike do të hidhej në treg shuma që do përfitohej do të arrinte në 1 milionë euro.


Droga ishte paketuar në 6 pako. Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se makina ishte në pronësi të nënës së tij.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)