Policia italiane në zonën e Chieti ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar, pasi iu gjet 100 gr kokainë.


Mësohet se në qendër të Francavilla, togat e zeza kanë ndaluar shqiptarin me iniciale B. V, pas një kontrolli rutinë nga policia.


Kanë qenë shenjat e nervozizmit dhe padurimi i 30-vjeçarit, që ngjallën dyshime tek karabinierët, të cilët ushtruan më pas një kontroll më të detajuar.


Shqiptari iu gjetën 1300 euro dhe mbi 100 gramë substancë e bardhë, e cila më pas rezultoi kokainë me pastërti të lartë.


Operacioni vijoi më pas në banesën e 30-vjeçarit, ku policia gjeti 1600 euro të fshehura nën dyshek, të dyshuara si të përfituara nga tregtia e drogës.


Sasia e drogës së konfiskuar ndoshta ishte e destinuar për në tregun e Chietit dhe në zonën bregdetare në Pescara. Nga shitja e kësaj droge me cilësi të lartë do të arrihej një fitim prej 20 mijë euro.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)