ambulanca italiNjë 32-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në banesën e tij në Montecatini Terme, Itali. 32-vjeçari i identifikuar si Mario Qorri, banues në Itali prej vitesh, ka ndërruar jetë për shkak të monoksidit të karbonit të çliruar nga prushi i sobës me dru që kishte lënë ndezur në dhomën ku po flinte.

Trupi i pajetë është gjetur pasditen e djeshme nga policia, e cila u njoftua nga një fqinj, i cili vuri re se dera ishte mbyllur nga brenda dhe nuk përgjigjej njeri.

Vdekja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës duke u gdhirë e diel.

Qorri jetonte në Montecatini së bashku me gruan dhe djalin, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Gjendja e keqe e shtëpisë duket se e ka shtyrë 32-vjeçarin të gjejë si zgjidhje për ngrohje mjetin që i shkaktoi vdekjen.

Qorri nuk kishte mundur të udhëtonte së bashku me familjen për shkak të arrestit shtëpiak në të cilin ndodhej, për disa probleme që lidhen me drogën.

/ Shekulli Online /