Foto ilustruese

Në një aksident të ndodhur sot në Toskana të Italisë ka humbur jetën tragjikisht një 50-vjeçare shqiptare.


Mediat lokale raportojnë se ngjarja ndodhi në rrugën 217, pranë degës së shkollës së mesme “Fermi” rreth orës 6:45.


Gruaja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në San Lazzaro di Savena. Ajo është përplasur nga një makinë që po ecte drejt qendrës së qytetit.


49-vjeçarja po shkonte në punë dhe kur po kalonte rrugën, u përplas nga një makinë tip Volvo, e drejtuar nga një grua, e cila u ndal dhe lajmëroi ambulancën, shkruan TRC.tv.


Policia Bashkiake ishte në vendngjarje dhe mori kasetat e kamerave të vëzhgimit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)