Një 56-vjeçar me kombësi shqiptare ka humbur jetën gjatë kohës që punonte në zonën e Treviglios, në shtetin italian. Dyshohet se shkaku i vdekjes së shqiptarit të jetë një infarkt. Ai që e gjeti shqiptarin të shtrirë për tokë dhe pa jetë, ishte një koleg, i cili ka alarmuar menjëherë  të tjerët.


56-vjeçari i njohur nga të gjithë si Remo, punonte  në magazinat e kompanisë Vimercati di Pontirolo. Shqiptari jetonte prej vitesh në shtetin italian, ndërsa ishte i martuar dhe me dy fëmijë.


18 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)