Një fshat turistik është evakuuar pas rënies së një zjarri në zonën antike të qytetit-shtet të Kamarina-s, një lokalitet në Raguza pranë Sicilisë në Itali. Përveç Club Med, në zonë është e pranishme edhe një tjetër strukturë: ish-Kastalia.







Zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për të shuar flakët për shkak të erërave të forta. Rreth 700 turistë janë strehuar të frikësuar në plazh dhe për motive sigurie është evakuuar i gjithë siti turistik.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)