Ish-kryeministri italian dhe udhëheqësi i Partisë së Qëndrës së djathtë, Silvio Berlusconi, ka mohuar zërat se ai po planifikon të rrëzojë qeverinë e koalicionit të Enrico Letta. Ndërsa firmosi një referendum  për reformat  e Drejtësisë, ai u tha gazetarëve se ai nuk do të  shohë që qeveria e tanishme të rrëzohet.


“Nuk ka ultimatum për qeverinë. Unë shpresoj se qeveria do të vazhdojë, dhe është duke bërë një punë të shkëlqyer. Italia ka nevojë për një qeveri, unë shpresoj se kjo mund të vazhdojë”,  tha ish kryeministri italian duke shtuar se kjo është një gjë që bie në absurditetin e një force demokratike.


Megjithëse një ditë më pare, kavalieri kërcënoi hapur qeverinë e koalicionit të drejtuar nga Letta, ai tha se fjalët e tij nuk janë interpretuar mirë.


Kryeministri italian Enrico Letta, është duke u përpjekur të ulë tensionet mes  forcave të koalicionit, pasi Gjykata e Lartë e Italisë, la në fuqi dënimin e dhënë për Berluskonin më 1 Gusht. Muaji Shtator do të jetë i nxehtë për politikën italiane e ndërsa  komiteti i Senatit do të fillojë diskutimin e çështjes për heqjen e imunitetit  të Berluskonit  në 9 Shtator.


Dënimi 4 vjet burg, nga të cilat nuk do të kryejë asnjë ditë, ka lidhje me evazionin e taksave në marrjen e të drejtave televizive të filmave amerikanë për kompaninë “Mediaset”, që e drejtonte ish-kryeministri Berluskoni. Gjykata vlerësoi se “Mediaset” ka kryer një evazion prej 7.3 milionë eurosh në taksa në periudhën 2002-2003.