Zëvendëssekretari i Partisë Demokratike në Itali, Enrico Letta ka
pranuar propozimin e Presidentit Napolitano për të qenë Kryeministër.



Pas marrjes së mandatit për të formuar Qeverinë, Letta u shpreh se e ka pranuar me shumë përulësi dhe me përgjegjësi të madhe detyrën e propozuar. Lajmi për këtë propozim është pritur me pozitivitet edhe nga Pierluigi Bersani, Matteo Renzi si dhe nga Giuliano Amato, i cili ishte një tjetër emër i lakuar si kandidat për Kryeministër. Letta, përvec të së majtës, gëzon edhe “bekimin” e PDL së Berluskonit.Me pëlqimin e PD dhe PDL Enrico Letta praktikisht do të ketë të lehtë kalimin në Dhomën e Ulët dhe Senatin e parlamentit italian dhe formimi i qeverisë së re do t’i jepte fund krizës politike që ka përfshirë Italinë pas zgjedhjeve të 24 dhe 25 shkurtit që kaloi, ku asnjëra parti nuk siguroi numrin e nevojshëm të mandateve në Senat për të formuar e vetme qeverinë.