Të tjera rreth shkrimit Partia e tij nuk i dha votëbesimin #Quirinale February 14, 2014
ROME- Enrico Letta ka dhënë sot dorëheqjen si kryeministër i Italisë. Ai u paraqit në presidencë rreth orës 13:10 ku u takua me presidentin Giorgio Napolitano ku paraqiti zyrtarisht dorëheqjen. Takimi mes të dyve zgjati vetëm pak minuta para se Letta të largohej.
Ndërkohë partia Lëvizja 5 Yjet lajmëroi se nuk ka ndërmend të marë pjesë në formimin e qeverisë së re.
Para se të hynte në Presidencë Letta shkruan në Twitter: Falenderoj ata që më kanë mbështetur. "
Al #Quirinale a rassegnare le dimissioni al Capo dello Stato.Grazie a tutti quelli che mi hanno aiutato."Ogni giorno come se fosse l'ultimo"
— Enrico Letta (@EnricoLetta) February 14, 2014
LETTA: ME TRADHETUAN
Pas mocionit të mosbesimit dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Italisë ka reaguar dhe vetë kryeministri aktual i vendit, Enrico Letta.
Kryeministri italian përdori fjalë të forta për anëtarët e partisë, të cilët votuan me 136 vota pro, 16 kundër dhe 2 abstenim për mocionin e mosbesimit kundrejt tij.
Letta i quajti tradhtarë të cilët i kishin ngritur një kurth. Ai shtoi se do të largohej me mazhorancën e italianëve të cilët nuk e shohin me sy të mirë atë çka ndodhi. Kryeministri Italian e përfundoi fjalën duke thënë se kjo ishte një lëvizje e gabuar për vendin dhe se ishte i qetë për punën e bërë deri më tani.
Enrico Letta pritet të takohet sot pasdite në orën 13:00 me presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano për të dhënë dorëheqjen si kryeministër i Italisë.
Vendin e tij pritet ta zërë pikërisht personi i cili kërkoi dhe këtë mocion mosbesimi, Matteo Renzi i cili është njëkohësisht kryebashkiaku i qytetit të Firenze-s dhe Sekretar i Partisë Demokratike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)