Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë. Operacioni i përbashkët mes Policisë së Shtetit  dhe Guardia di Finanza.


Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.


Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.  Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.


Tre të arrestuarit gjate operacionit të përbashkët mes Policisë se Shtetit dhe Guardia di Finanza janë shtetasit F.O. 48 vjeç, Brindisi;D. L. 59 vjeç, Brindisi ; A.Q, 32 vjeç Vlorë.


27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)