Një senator italian është vënë në qendër të vëmendjes pasi ai tha se ministrja e parë më ngjyrë në kabinetin italian i ngjason me një orangutangu.


Roberto Calderoli nga Liga Nord një mbështetës i ligjit anti-emigracion tha gjatë një proteste para ministrisë së integrimit që drejtohet nga shtetasja italiane e lindur në republikën e Kongos se, Cecile Kyenge  nkurajon emigrantët e paligjshëm të vijnë në itali.


“Unë i dua kafshët tha Calderoli por kur shoh fotot e Kyenge mendoj se ajo ka tiparet e një orangutangu.  Kjo deklaratë e tij ka nxitur një stuhi kritikash  në mediat sociale nga liderët politikë.  Kryeministri Italian Enrico letta tha se komentet e tij  kaluan të gjithë kufijtë dhe ai ofroi mbështetjen e plotë për ministren.  Sipas mediave italiane Calderoli i ka telefonuar ministres për ti kërkuar falje.


Ndërkohë  dhe reagimi i ministres ka qënë i  matur. “Unë nuk do të merrem me personin, por më shqetëson më shumë pozita që ai mban.  Nga këto karrige ne përfaqësojnë Italinë dhe flasin në emër të qytetarëve. Dhe fjalët kanë peshë.  Unë nuk do të marr personale  por çështja është se ne kemi nevojë për të korrigjuar gjuhën në politike” tha ministrja  Cecile Kyenge.