Një aksident tragjik ndodhi gjatë pasdites së të dielës, në një spektakël të Aerenautikës Ushtarakae Italiane.


Një avion luftarak “Eurofighter” me një pilot në bord është rrëzuar në det në momentin e performancës ajrore.


Eventi po zhvillohej në territorin e Terracinës në jug të provincës së Romës. Lajmi është konfirmuar dhe nga Aerenautika Italiane.


Ngjarja ka qënë tronditëse për mijëra spektatorë që po ndiqnin këtë Air Show.


Avioni i rrëzuar ishte i parafundit para performancës mbyllëse me ngjyrat e flamurit italian.


Në momentin e rrëzimit piloti i avionit nuk është hedhur me parashutë për të shpëtuar. Po punohet për të rekuperuar trupin e viktimës.


 


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)