Pesë shtetas shqiptarë dhe një bashkëpunëtore e tyre janë arrestua ditën e sotme gjatë një aksioni të policisë italiane në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës.


Sipas mediave lokale, operacioni i koduar Brothers ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.






























Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.


Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.


Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.



8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)