Mafia ka goditur sërish median në Itali, ku korrespondentja e Tg1, Mariagrazia Mazzola u sulmua pasdite në Bari, në lagjen Libertà, ndërkohë që po bënte punën e saj.


Mazzola e transportuar në spital nën prezencën e prokurorit Giuseppe Volpe, u sulmua nga gruaja e kapos së mafias, Lorenzo Caldarola, teksa përpiqej ta intervistonte atë.


Incidenti ndodhi në një shtëpi disa dhjetra metra nga famullia Redentore. Prokurori Baldo Pisani shkoi gjithashtu në spital, ndërsa kjo çështje po hetohet nga karabinierët në Bari.


“Unë nuk isha këmbëngulëse, tha gazetarja kur ajo ishte gati për të hyrë në ambulancë. Por gjithsesi un e mora një grusht me të majtën, shtoi ajo.


Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, “dënoi ashpër” agresionin.


“Ajo që ndodhi – pohon Decaro – është e papranueshme. Ju nuk mund ta toleroni një dhunë të tillë ndaj një gruaje dhe një profesioniste të angazhuar në kërkimin e lajmit, edhe më shumë nëse kjo ndodh gjatë vizitës së themeluesit të Libera, që në mënyrë të konsiderueshme zgjodhi për të dëshmuar angazhimin e tij të përditshëm kundër mafies, duke filluar nga rrethi i Libertës, që ka mbetur peng i gjatë i organizatave kriminale që mendojnë të ushtrojnë një hegjemoni mbi territorin, përmes këtyre episode të dhunës.”


Presidentja dhe drejtori i përgjithshëm i Rai, Monica Maggioni dhe Mario Orfeo, dënuan gjithashtu ashpër agresionin.


“Kjo është një përpjekje për të frikësuar informacionin e shërbimit publik, që nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë, thanë ata.


Liria e shtypit është një nga gurët themelorë të çdo demokracie të pjekur dhe puna e gazetarëve është thelbësore në këtë kuptim. Dëshirat tona më të mira për një shërim të shpejtë dhe gazetarja ka mbështetjen e të gjithë Rai-t”, shtuan më tej ata.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)