ITALI-Qeveria e kryeministrit Enrico Letta fitoi votëbesimin në Senat. Qeveria e kryeministrit Letta morri 235 vota pro, 70 kundër, dhe 1 abstenim . Surprizë ishin votat pro të Partisë së Berluskonit (PDL).

Kryeministri italian, Enriko Letta ka foli para senatit italian ku u zhvilluan edhe debatet per votbësimin e qeverisë. Letta deklaroi para anëtarëve të senatit se Italia ndodhet para një rreziku fatal, ndërsa ka konfirmuar edhe njëherë se nuk ka pranuar dorëheqjen e 5 ministrave, pasi ata kanë dhënë prova besnikërie sipas tij. 

“Qeveria do të mbijetojë-u shpreh kryeministri italian-vetëm nëse çon programin e saj deri në fund. Ai tha se nuk duhet t’i trembemi kundërshtarit, por të gjejmë rrugët për dialog. Zgjedhjet e parakohshme në vend, kryeministri italian i quajti të panevojshme”.

“Në çdo iniciativë kombëtare apo ndërkombëtare, kam perfaqësuar senatin. Respekti dhe dashuria për institucionet, kanë të bëjnë me kulturën time. Nëse kjo qeveri duhet të bjerë, atëherë duhet që kjo të ndodhë këtu në këtë ambjent ku u krijua, në dritën e diellit, dhe nëse qeveria vdes, vdes po në dritën e diellit”-shtoi Letta. 

Votëbesimi u thërrit nga vetë kryeministri Letta pas vendimit të Berlusconi-t për të tërhequr nga qeveria pesë ministrat e tij.
Pak para nisjes se senatit Berluskoni dhe Alfano u takuan se bashku në përpjekje për ndërmjetësim dhe efektet e takimit u refelktuan në votat pro qeverisë së kryeministrit Letta. 

(m.s/BalkanWeb)