Gomonia
Gomonia 2
Gomonia 3
Gomonia 4

Tre shtetas shqiptarë nga Vlora janë arrestuar sot mëngjes në Bari, pasi autoritetet italiane i pikasën duke transportuar mbi 1.6 ton drogë të llojit kanabis sativa me gomone.


Pas 7 orë ndjekje nga Policia Kufitare dhe GdF, nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari Itali u kap dhe u bllokua një gomone me lëndë narkotike. Sekuestrohen 1550 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë.


Burime nga policia  shqiptare bëjnë me dije se aksioni  rreth orës 20.00 shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit  zbuluan një mjet lundrues në zonën e Ishmit. Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones  në zonën e Ishmit – Kepi i Rodonit dhe  menjëherë ka  kërkuar ndihmën e GdF. Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar  me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 03.00, dt. 26.11.2016 u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari – Itali.  Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa,  si dhe 1 armë zjarri Pistoletë. Si dhe u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues, konkretisht: A.Gj, 34 vjeç; K.M, 26 vjeç; G.Xh, 42 vjeç.


Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motora x 350 kf. Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane. Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me misionin policor Italian Interforca  për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti trafiku të lëndës narkotike.


 


26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)