Enriko Leta1Kryeministri italian, Enrico Letta njoftoi pak më parë planet e tij për të paraqitur dotrëheqjen, menjëherë pas një votimi të partisë së tij, ku anëtarët e kryesisë së PD-së kanë mbështetur ndryshimin e kabinetit qeveritar në Itali.

Pas vendimeve të marra gjatë ditës së sotme nga kryesia kombëtare e Partisë Demokrate, e kam informuar presidentin mbi vullnetin tim për tu paraqitur nesër, në Quirinale (presidenca italiane, shën. i përkth.) ku do të jap zyrtarisht dorëhqejen nga detyra e kreut të kabinetit të qeverisë italiane, deklaroi kryeministri italian në detyrë, Enrico Letta, përmes një komunikate për mediat.