ITALI- Kryeministri Italian Enrico Letta ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së se ditën e nesërme do të paraqesë në pallatin presidencial dorëheqjen nga posti i tij.
Në mbledhjen e kryesisë kryetari i PD Matteo Renzi bëri thirrje për një qeveri të re me një kryeministër të ri. Udhëheqja e Partisë Demokratike, me 136 vota pro,16 kundër dhe 2 abstenime, votoi në favor të rrëzimit të kryeministrit.
Letta njofton se të premten do të shkojë në Quirinale të japë dorëheqjen: " Nesër do të paraqes dorëheqjen .Unë tashmë e kam informuar edhe Presidentin e Republikës, Giorgio Napolitano," deklaroi ai.
(a.n/BalkanWeb)