Në Itali verifkohet një rast i dyshimt i një personi të infektuar me sëmundjen e Ebolas. Një inxhinier 25 vjecar me origjinë nga Sierra Leone ëshë shtruar në repartin e izolimit të sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të qytetit të Gjenovës me simptoma të ngjashme me sëmundjen e Ebolas.


25 vjecari ka mbërritur në Itali më datën 19 shtator për të ndjekur një master në qytetin e Gjenovës e mbahej nën mbikqyrje nga shërbimet shëndetësore lokale pasi vinte nga një shtet me rrezik infektimi.


Sierra Leone është vendi më i goditur nga epidemia e Ebolës e cila ka shkatuar me mijëra viktima e sidomos në territorin e Afrikës Perendimore.


Gjatë këtij viti dy italianë funksionarë të Emergjencës në Sierra Leone janë prekur nga sëmundja e Ebolas, por pas kurimit disa mujor me kura eksperimentale mjekësore në spitalin e Gjenovës kanë mundur të shërohen plotësisht.


Drejtuesit e këtij spitali kanë informuar se janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të vërtetuar ose jo dyshimin e sëmundjes së Ebolas. E nëse po, ky është rasti i tretë i një të infektuar më këtë sëmundje që mbërrin në Itali.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter