Autoritetet italiane shkatërruan një bandë shqiptare që merrej me prostitucion. Sipas mediave italianë në pranga kanë rënë 21 shqiptarë dhe një grua rumune.


Sipas policisë, ata shfrytëzonin vajzat në zonat Brianza dhe Como. Aksioni për arrestimin e kësaj Bande u realizua nga policia e Milanos, ndërsa kontrolle u ushtruan në të gjithë Lombardinë.


Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar. Policia sekuestroi edhe 25 mijë euro gjatë kontrollit të ushtruar.


14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)