Një 35-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është denoncuar nga bashkëshortja dhe fëmijët për ushtrim dhune.


Mediat italiane shkruajnë se ai ka kërcënuar se do të vriste djalin 17-vjeçar, teksa mbante në dorë një thikë. Ngjarja ka ndodhur në Montelupo të Italisë dhe 35-vjeçari  me iniciale G.P. ishte në gjendje të dehur.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit në sy të vajzës së vogël të familjes. Familjarët e tij janë shqetësuar tej mase, pasi shqiptari goditi më herët me celular në kokë bashkëshorten e tij.


Bashkëshortja dhe djali i tij kanë dëshmuar në polici, ku janë shprehur se gjeste të tilla ishin të shpeshta në familje. 35-vjeçari ka ushtruar prej kohësh dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tij.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)