Eshte themeluar Instituti Humanistik "Pjeter Bogdani" ne Rome. Ky institut eshte themeluar me iniciativen e ambasadorit te deritashem Kosoves ne Itali, Albert Prenkaj, dhe me perkrahjen e Ambasadorit te Shqiperise, Llesh Kola. Kryetar i institutit Humanistik "Pjeter Bogdani" u zgjodh Edmon Cali, lektor ne universitetin Oriental te Napolit. Qellimi i funksionimit te ketij instituti humanistik ne Itali dhe me gjere, eshte promovimi dhe perfaqesimi i kultures iliro-arbereshe-shqiptare, si pjese e pandashme e kultures europiane, permes aktiviteteve socio-shkencore, permes projekteve te realizuara ne bashkepunim me institucionet shkencore, publike dhe private thuhet ne komunikaten e leshuar nga ambasada e Kosoves ne Itali. Se shpejti, Instituti Humanistik "Pjeter Bogdani" do te filloje turin e vizitave te institucioneve simotra, si dhe do te vizitohen qendrat universitare, per fillimin e bashkepunimit te ndersjelle.