ROME- Një grup trafikantësh droge në Itali ka përdorur një gjarpër Piton për të ruajtur sasinë e lëndës narkotike që ndodhej në banesën ku kryenin aktivitetin e paligjshëm. Policia në kryeqytetin italian, Romë, zbuloi një gjarpër 3 metra të gjatë, gjatë një operacioni për shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh të kokainës.
‘Kur shkuam në banesën në të cilin u siguruam se zhvillohej tregti droge, zbuluam se pas derës qendronte gjarpri i rrezikshëm, i cili po na priste si qen roje. U detyruam të thërrisnim specialistët që merren me studimin e zvarranikëve të rrezikshëm për të venë nën kontroll gjarprin përpara se të kontrollonim shtëpinë, tha një prej policëve, i pranishëm në operacion.

Sipas tij, trafikantët e kishin lenë gjarprin shtatë ditë pa ngrënë në mënyrë që të bëhej shumë agresiv. U detyruam ta ushqenim fillimisht me disa pula në mënyrë që të qetësohej. Më pas, pasi kishin arritur ta zhvendosnin, policia kishte zbuluar rreth 200 gram kokainë të pastër pikërisht në vendin ku ndodhej gjarpri. Sipas policisë, Pitoni ishte trajnuar për të ruajtur drogën dhe paratë e fituara nga trafikantët. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 12 persona.
(m.a/News24/BalkanWeb)